KryesoreLajme

‘Kosova prezantohet me fusnotë’, Zëvendësministri Dobruna largohet nga konferenca rajonale që mbahet në Shqipëri

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka njoftuar se është larguar nga një konferencë rajonale e nivelit të lartë që u mbajt në Tiranë, me arsyetimin se Kosova aty u prezantua me fusnotë.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se për shkak të fusnotës me referencën “Rezoluta 1244 e OKB-së”, u largua nga konferenca dhe s’e nënshkroi Deklaratën e Angazhimit, për forcim të bashkëpunimit rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve.

Dobruna ka shkruar se ishte thellësisht zhgënjyese mënyra si u trajtua Kosova, duke thënë se është e papranueshme për një shtet sovran që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese.

Lexo më shumë  Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon nga ndryshimet klimatike

“Ngjarja kishte për qëllim nënshkrimin e Deklaratës së Angazhimit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë, për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe për të avancuar qasjen ndaj kujdesit dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse për fëmijët. Megjithatë, mënyra si u trajtua përfaqësimi i Kosovës ishte thellësisht zhgënjyese dhe e papranueshme për një shtet sovran, që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese. Pavarësisht kërkesës sonë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua, duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca”, ka shkruar ai.

Zëvendësministri në detyrë shtoi se Kosova është realitet i pamohueshëm ndërkombëtar, e sipas tij, nuk mund të mohohet subjektiviteti shtetëror përmes një fusnote “që bie ndesh me të vërtetën dhe me miqësinë që presim nga shtetet që na qëndrojnë pranë”.

“Përdorimi i fusnotës në këtë kontekst nuk është një çështje procedurale – është një çështje e dinjitetit kombëtar, e respektit dhe e trajtimit të barabartë, veçanërisht kur organizatori është një vend mik i Republikës sonë”, ka shkruar tutje ai.

YouTube player
sqhrenfrdeit