BotaKryesore

Zelensky akuzon JD Vance se “ka justifikuar disi veprimet e Putinit”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po justifikon veprimet e liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Ai këto komente i bëri në një intervistë dhënë për CBS News.

Në intervistë, presidenti ukrainas shprehu keqardhjen që narrativat ruse po mbizotërojnë në Shtetet e Bashkuara, dhe se disa njerëz ende besojnë se rusët nuk janë agresorët dhe nuk e kanë nisur luftën.

Lexo më shumë  Kamberi dhe Dugolli flasin për forcimin e zërit për shqiptarët e Luginës

“Është një ndryshim në ton, një ndryshim në realitet, me të vërtetë po, një ndryshim në realitet, dhe unë nuk dua të përfshihem në realitetin e ndryshuar që po më paraqitet”, tha Zelensky.

Ai deklaroi se Ukraina nuk sulmoi askënd për të filluar luftën dhe vazhdoi të kritikonte zëvendëspresidentin amerikan Vance.

“Më duket se zëvendëspresidenti po justifikon disi veprimet e Putinit. Unë u përpoqa t’i shpjegoj: Nuk mund të kërkosh diçka në mes. Ka një agresor dhe ka një viktimë. Rusët janë agresori dhe ne jemi viktima”, shtoi Zelensky.

Lexo më shumë  Kurti në Ditën e Biznesit Francez: Kosova e gatshme për partneritete të mëdha dhe investime serioze
YouTube player
YouTube player