Lajme

Agjencia shkencore amerikane: Korriku 2021, muaji më i nxehtë në botë i të gjitha kohërave

Korriku ishte muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, kështu njofton agjencia federale shkencore dhe rregullatore amerikane.

Të dhënat tregojnë se temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit ishte 0.93C mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 15.8C.

Kjo është temperatura më e lartë që kur ka nisur regjistrimi 142 vjet më parë.
Rekordi i mëparshëm, i vendosur në korrik 2016, ishte i barabartë në 2019 dhe 2020.

Ekspertët besojnë se kjo vjen për shkak të ndikimit afatgjatë të ndryshimit të klimës.

Lexo më shumë  Sot 26 vjet nga Masakra e Reçakut

Në një deklaratë, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike tha se “dallimi i pashmangshëm” i korrikut përbën një arsye madhore përc tu shqetësuar.

“Ky rekord i ri tregon rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin”, tha një zyrtar i këtij institucioni.

Temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit ishte 0.01C më e lartë se rekordi i vitit 2016.

Në Hemisferën Veriore, temperatura e sipërfaqes së tokës arriti në një shifër “të paparë” 1.54C më të lartë se mesatarja, duke tejkaluar një rekord të mëparshëm të vendosur në 2012.

Lexo më shumë  BE: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e tmerrshme në Reçak mbeten të vonuara

Të dhënat gjithashtu treguan se korriku ishte muaji më i nxehtë i Azisë i regjistruar, si dhe i dyti më i nxehti në Evropë pas korrikut 2018.
Deklarata e Admistratës tregoi një hartë të “anomalive” të rëndësishme klimatike në korrik, e cila vuri në dukje se aktiviteti global i cikloneve tropikale këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *