KryesoreLajme

Maqedonci me homologun turk, flet për blerje ushtarake e trajnime të përbashkëta

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya.

Maqedonci tha se me Gylerin folën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, shkroi Maqedonci.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Tutje, Maqedonci shkroi se blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e përbashkët, janë disa nga fushat që kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.

“Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Ulutas, temë forcimi i bashkëpunimit institucional

Rruga Press

YouTube player