Bota

BE rregulla të reja sigurie për lodrat e fëmijëve

Ligjvënësit e BE-së dhe shtetet anëtare kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për rregulla më të rrepta të sigurisë së lodrave që synojnë një mbrojtje më të mirë të fëmijëve nga kimikatet e dëmshme dhe rreziqet e tregut në internet.

Marrëveshja, gjithashtu parashikon përdorimin e një pasaporte digjitale të produktit, e nevojshme për të gjitha lodrat që shiten brenda BE-së.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Pasaporta do të ofrojë informacione sigurie dhe paralajmëruese që aksesohen nëpërmjet mjeteve si kodet QR, duke lejuar konsumatorët dhe autoritetet doganore të verifikojnë më lehtë pajtueshmërinë.

Rregullat e reja synojnë gjithashtu të ndalojnë përdorimin e disa substancave të dëmshme, duke përfshirë kimikatet PFAS, të cilat mund të grumbullohen në mjedis dhe në trupin e njeriut.

Biozidet do të lejohen vetëm në lodra të prodhuara posaçërisht për përdorim të jashtëm. Marrëveshja kërkon ende miratimin zyrtar të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Rruga Press

YouTube player