Vizioni fantastik i Pogbas me katër asistime – Fernandes kompleton het-trikun e golave
Paul Pogba ja vazhduar të jetë njeriu kryesor i Manchester Unitedit edhe në gjysmën e dytë të takimit kundër Leeds United.
Me të filluar pjesa e dytë (48’), Luke Ayling i barazoi shifrat me një gol të bukur të realizuar nga largësia.
Porse aty ishte Paul Pogba për të nisur një superasistim drejt Mason Greenwood, i cili vazhdoi përpara dhe riktheu epërsinë e Djajve të Kuq (52’).
I menjëhershëm ishte reagimi i radhës nga mesfushori francez, i cili asistoi te Bruno Fernandes. Portugezi e ndali topin me një lëvizje të mrekullishme dhe e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën (54’).
Fernandes vazhdoi të ishte i jashtëzakonshëm duke e kompletuar het-trikun pas një asistimi këtë herë nga Victor Nilsson Lindeloef (60’).
Pogba nuk u ndal me asistimet. E dhuroi edhe të katërtin për Fred dhe ai ishte i saktë (68’) duke shënuar për rezultatin (5-1).
Theksojmë se në pjesën e parë, Unitedi shënoi një gol, ndërsa protagonistë ishin dyshja Pogba – asistues dhe Fernandes – realizues.
Rruga Press