KryesoreLajme

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).

Lexo më shumë  Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste

Sipas një postimi të publikuar në Facebook bëhet e ditur se në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

“Ministrja Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot

Rruga Press

YouTube player