KryesoreLajme

Kryediplomatja e BE rrëzon propagandën e Ramës: Integrimi kërkon bashkëpunimin e të gjithëve

Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas, rrëzoi nga Tirana të gjithë propagandën e Edi Ramës se vetëm PS mund të sjellë integrimin e vendit.

E pyetur nga gazetarët, Kallas tha se integrimi kërkon bashkëpunimin e të gjithëve.

“Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve dhe për këtë duhet mbështetje për reformat e vështira. Në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve. Për këtë duhet mbështetje. Në Shqipëri, të gjithë qytetarët e kanë dhënë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve”, tha ajo.

Lexo më shumë  INSTAT: Zonat e përmbytura në Shqipëri, kontribuojnë në 65% të prodhimit të perimeve në vend

Kallas madje nuk u impresionua edhe nga batutat bajate të Edi Ramës.

Kryeministri tha se ajo solli në Tiranë të ftohtin e Brukselit.

“Është një vizitë pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kishim diellin dhe ti solle të ftohtin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të kesh vetëm, diell,” tha Rama.

Lexo më shumë  Komuna e Mitrovicës hap procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Por Kallas tha se në Bruksel ishte ngrohtë.

“Brukseli nuk kishte të ftohtë, kështu që mund të ketë ardhur nga veriu…,” tha ajo.

Rruga Press

YouTube player