Lajme

Shefja e politikës së jashtme të BE-së flet për gabimet e bëra në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE-ja po analizon gabimet dhe se çfarë shkon e çfarë jo në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën për shtyp në Podgoricë, Kallas ka thënë se për BE-ja me rëndësi mbetet normalizimi i raporteve, që të dyja vendet “të ecin përpara” në rrugën drejt BE-së.

Lexo më shumë  Saranda Bogujevci reagon ndaj AAK-së: Dje më quanit amatore, sot më doni kryetare kuvendi

“Ajo çfarë po bëjmë ne, është që bashkë me të dërguarin po shohim në të vërtetë se cilat janë gabimet, çfarë funksionon e çfarë jo që të gjallërojmë këtë proces të normalizimit”, ka thënë ajo.

Kallas pas Malit të Zi do të qëndrojë edhe në Shqipëri e Bosnje-Hercegovinë.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit