Bota

Sa afër janë talibanët me Kabulin?

Mijëra civilë u arratisën drejt sigurisë relative të Kabulit, njëherësh edhe kryeqyteti i Afganistanit, pasi talibanët morën kontrollin qytet pas qyteti.

Tani militantët po i afrohen edhe kësaj zone, dhe ka pasur raporte për sulme ajrore amerikane mbi pozicionet e talibanëve në portat e provincës Kabul.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vlerësimi i fundit i inteligjencës amerikane sugjeron se ata mund të përpiqen të avancojnë në qytet brenda 30 ditëve.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Gjatë ditës së djeshme, talibanët pushtuan Pul-e-Alam, kryeqytetin e provincës Loghar, 80 kilometra nga Kabuli.

Edhe më afër – përplasjet e dhunshme kanë shpërthyer në Maidan Shar, një kryeqytet krahinor vetëm 40 kilometra nga Kabuli.

Talibanët tani kontrollojnë rreth gjysmën e kryeqyteteve rajonale të Afganistanit pasi pushtuan disa nga qendrat më të rëndësishme të vendit, përfshirë qytetin e dytë më të madh të vendit, Kandahar.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB –së, Antonio Guterres, tha se situata në Afganistan po del jashtë kontrollit dhe civilët do të paguanin çmimin më të lartë nëse konflikti vazhdonte. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *