KryesoreLajme

Rezalla, plagë e pashëruar: Kurti në 26-vjetor kërkon drejtësi për viktimat e gjenocidit

Në 26-vjetorin e masakrës në Rezallë të Skenderajt, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi 98 burra dhe djem të rinj që u pushkatuan nga forcat e armatosura të Serbisë, përcjellë KosovaNews.

Familjarët kujtuan ditët e tmerrshme të prillit 1999, kur forcat serbe, në përpjekje të zhdukjes së krimit, pas vrasjes së civilëve ua rrëmbyen dhe zhdukën kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

Lexo më shumë  Ushtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufitare

Rikujtuan 30 shtatorin e vitit 2021, kur nga Kizhevaku i Serbisë, u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë prej të vrarëve në këtë masakër. Mes tyre ishin edhe dy ribashkime me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Serbisë.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit