Lajme

Banorët e fshtatit Zboq të Maliqit në protestë: Rruga në gjendje të mjerueshme dhe nuk ka ujë

Banorët e fshatit Zboq në bashkinë e Maliqit, u ngritën sot në protestë për shkak të kushteve të vështira infrastrukturore. Ndër problematikat e shumta mbetet mungesa e ujit të pijshëm, të cilin ata e sigurojnë nga një burim që ndodhet në teqënë e fshati. Ndërsa për higjenën dhe nevojat e tjera, banorët ende mbushin ujë nga ulluqet e shiut dhe nga lumi i cili kalon në afërsi të fshatit.

Lexo më shumë  Grupi parlamentar multietnik: Vendimi i Kushtetueses rrezikon pluralizmin dhe përfaqësimin e komuniteteve

Sipas tyre për këtë situatë janë vënë në dijeni autoritetet dhe i është kërkuar të asfaltojnë 1 km rrugë, por nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërsa ura që lidh aksin kryersor Lozha – Maliq me fshatin Zboq është në kushte të kqija dhe rrezikon jetën e banorëve.

“Faleminderit që keni ardhur në fshatin Zboq. Ne jemi gjithsej 15 familje. Jetojmë në kushte shumë të vështira siç e shikoni vetë, ku bashkia dhe komuna nuk na ka ndihmuar fare, as për rrugë, as për ujësjellësa dhe as për fëmijë. Rruga na e vështirëson shumë jetesën, rruga është shumë e keqe, bën tym makina, fëmijët kalojnë këtu. Nuk kemi ujë të pijëshëm fare”, shprehet një nga banorët në protestë.

Lexo më shumë  Shëndetësia “nga xhepi”. Familjet në Shqipëri paguajnë faturën më të lartë në rajon

Rruga Press

YouTube player