KryesoreLajme

26 vjet nga masakra e Rezallës, ku u ekzekutuan 98 persona nga forcat serbe

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e tmerrshme e Rezallës në Skenderaj, e cila ndodhi më 5 prill 1999, kur forcat serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth.

Ata nuk u ndalën me kaq, pasi pas ekzekutimeve, forcat serbe zhdukën edhe trupat e viktimave, duke lënë pas një tragjedi të madhe.

Lexo më shumë  Xhymshiti: Kam dëgjuar kryetarin e AGK-së z. Rexha, duke thënë se kinse gazetarët po etiketohen si “pro-serbë”. Jo, nuk janë etiketuar, disa prej tyre janë pro-serbë

Disa prej trupave të viktimave u gjetën më vonë në Rudnicë të Rashkës në Serbi dhe iu dorëzuan familjeve.

Ky akt barbar dhe i pafalshëm shënoi një nga episodet më të dhimbshme të luftës në Kosovë, dhe masakra e Rezallës mbetet një nga ngjarjet më të rënda të periudhës së luftës.

Më 5 prill 1999, serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pamëshirshëm qëlluan mbi burrat dhe djemtë e rinj, duke lënë pas një shkatërrim të tmerrshëm dhe një tragjedi të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Bizneset amerikane thirrje Trumpit: Hiqni tarifat se po shkojmë drejt recensionit

YouTube player
sqhrenfrdeit