KryesoreLajme

52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia në Shqipëri, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin se në Shqipëri janë futur 52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia.

AKU informon se kjo ngarkesë rezulton e gjitha e shitur. Më tej në reagim AKU shkruan se ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.

Lexo më shumë  Musliu reagon ndaj deklaratës së gazetarit serb: Fyes dhe e rreme, Afrim Bunjaku u vra me qëllim

AKU njofton gjithashtu se ka komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.

Kjo nuk është hera e parë që produkte të rrezikshmërisë së lartë, janë hedhur në treg para se të merrnin çertifikimin e nevojshëm nga institucionet përkatëse, siç ishte rasti me mandarinat e kthyera nga Kroacia dhe shitur në tregun e brendshëm dhe gjithashtu me filetot e pulës të ardhura nga Brazili e të lajmëruera si të rrëzikshme vetëm pasi ishin hedhur ne treg.

Lexo më shumë  Zelensky: Ne duam paqe e Rusia na përgjigjet me raketa dhe sulme të reja
YouTube player
sqhrenfrdeit