Bota

Rrëzohet bombarduesi rus, humb jetën piloti

Një bombardues i ushtrisë ruse është rrëzuar dhe ka shpërthyer në afërsi të një fshati në Siberi.

Aeroplani luftarak 60 milionë dollarësh, u rrëzua në tokë në Irkutsk në rajonin e Siberisë.

Rrëzimi ndodhi në afërsi të një fshati të vogël të quajtur Buret, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rajon, ku u përfshi nga zjarri dhe tymi i zi që dilte nga rrënojat e aeroplanit.

Lexo më shumë  BE- ja Belgjikës: Do trajtoheni si Hungaria nëse nuk ndihmoni Ukrainën

Pamjet amatore të regjistruar para rrëzimit shfaqin bombarduesin Tu-22M3 duke fluturuar në qiell në një lartësi të vogël në Siberi.

Pak sekonda më vonë, tregohen pasojat e incidentit – ku zjarri i madh i ndezur vërehej nga distanca të mëdha.

Sipas mediave të atjeshme, katër anëtarë të ekuipazhit që gjendeshin në aeroplan janë katapultuar, derisa piloti ka humbur jetën.

Lexo më shumë  Obolienskyi: Ukraina rimori disa pjesë të qytetit në vijën e frontit në rajonin e Kharkivit

Në video shihet njëri nga të mbijetuarit që akoma kishte helmetën në kokë, kurse guvernatori rajonal i Irkutskut, Igor Kobzev tha se piloti bëri gjithçka që fluturakja të mos binte në zonën e banuar.

YouTube player