BotaKryesore

Hungaria tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale pas vizitës së Netanyahut

Qeveria e Hungarisë ka njoftuar se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Një zyrtar i lartë në qeverinë e kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas, njoftoi masën, disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet sipas një urdhërarresti të ICC, mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.

Orban e kishte ftuar udhëheqësin izraelit sapo u lëshua urdhërarresti nëntorin e kaluar, duke thënë se vendimi nuk do të kishte “asnjë efekt” në vendin e tij.

Lexo më shumë  Putini poshtëron BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli vetëm me retorikë

Në nëntor, gjykatësit e ICC thanë se kishte “baza të arsyeshme” që Netanyahu mbante “përgjegjësi penale” për krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Bëhet e ditur se Netanyahu e ka dënuar vendimin e gjykatës si “antisemitik”.

Ndryshe, Hungaria është një anëtar themelues i ICC, i cili numëron 125 shtete anëtare.

SHBA, Rusia, Kina dhe Izraeli nuk e njohin juridiksionin e saj, mes shteteve të tjera.

Lexo më shumë  Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë

Raportohet se ICC ka autoritetin të ndjekë penalisht të akuzuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e shteteve palë të Statutit të Romës, traktatit themelues të tij.

YouTube player
sqhrenfrdeit