KryesoreLajme

Federata e Serbisë ka hequr flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar të enjten duke thënë se ka hequr simbolet e Kosovës në Kongresin e 49-të të UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, postoi video nga Qendra e Kongresit “Sava” ku po mbahet ngjarja e UEFA-s duke prekur flamurin e Kosovës. Videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Në reagim të enjten, Federata e Serbisë e ka akuzuar Ademin se u përpoq ta shfrytëzonte ngjarjen për interesa jofutbollistike. Tutje, ata bën të ditur se kanë hequr të gjitha simbolet që përfaqësojnë Kosovën.

Lexo më shumë  Kollozi, Xhillari, Pacolli dhe Dulakët në “luftë” për të marrë vilat qeveritare në Vlorë

“Në Beograd sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë. Organizator i Kongresit është UEFA, ndërsa Federata e Futbollit të Serbisë është mikpritëse e figurave më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe në botë. Një hije u hodh mbi organizimin e jashtëzakonshëm, të cilën një pjesëmarrës i Kongresit u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jofutbollistike. Ne reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë, informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd, nuk ka asnjë simbol dhe as flamur që përfaqëson të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo më shumë  Intervistohet si i pandehur deputeti i Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

Federata e Serbisë u kërkoi falje qytetarëve “të cilët u lënduan nga lëshimi i organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë”.

Paradoksi në fakt është se në fjalimin hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, foli se si futbolli evropian po i bashkon popujt dhe po thyen kufijtë e vërtetë, duke përmendur Evropianin U21 që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit