KryesoreLajme

Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta, teksa ritheksoi se kanë kërkuar nga serbët të punojnë për llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

“Nuk e bëra një lidhje direkte me situatën në Kosovë, sepse mendoj se KFOR-i është i rëndësishëm, forcat e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë janë të rëndësishme, ato punojnë ngushtë së bashku, prandaj situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Rutte në një konferencë për media, transmeton Klan Kosova.

Lexo më shumë  Gomarët e mëdhaj të vëllait të madh

“Duhet të sigurohemi që stabiliteti i arritur që nga viti 1999 të vazhdojë. Sa u përket ngjarjeve në Banjskë dhe sulmit ndaj forcave të NATO-s në vitin 2023, serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi”.

“Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin Vuçiq në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, ka thënë Rutte në këtë konferencë për media.

Lexo më shumë  Vëllai i Vasfije Krasniqit: Rrëfimi i Ramadan Nishorit po e kompleton mozaikun e dëshmive për rrugën drejt lirisë
YouTube player
sqhrenfrdeit