KryesoreLajme

Kosova dhe Britania drejt marrëveshjeje për bashkëpunim në mbrojtje dhe ekonomi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në takimin me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy, i propozoi lidhjen e marrëveshjes për thellimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë.


Ajo pohoi se ky propozim u mirëprit nga sekretari britanik Lamy.


“Kjo vizitë është një dëshmi e  marrëdhënieve të shkëlqyera dhe të çmuara ndërmjet dy shteteve. Kam bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuara që do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë. Sot kemi diskutuar gjerë e gjatë për bashkëpunimin në këto fusha. E vlerësoj faktin që e keni mirëpritur këtë bashkëpunim. Një temë e rëndësishme ishte edhe dialogu me Serbinë”, tha  presidentja Osmani.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit