Lajme

Puset e naftës rrezik për qytetarët e 11 janarit, banorët: Nafta na ka dëmtuar të mbjellat

Rreth 200 familje në lagjen 11 Janari në Kucovë bëjnë apel për marrjen e masave për puset e naftës që kanë dalë jashtë funksionit. Ata shprehen se jeta e fëmijëve dhe e tyre është në rrezik, pasi puset rrjedhin naftë, e cila gjithashtu dëmton të mbjellat e tyre.

Banorët theksojnë se janë ankuar por asnjë institucion nuk ka marrë masa për problemin që i shqetëson prej kohësh.

Lexo më shumë  Prokuroria e Hagës e quan Kosovën “Kosova dhe Metohija”, publikohet dokumenti

Puset e naftës janë kthyer në rrezik serioz për banorët e lagjes 11 Janari në Kucove. Janë më shumë se 200 familje që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre pas viteve ’90 në zonën prodhuese të naftës dhe gati çdo familje ka nga një pus në oborrin e saj ose shumë pranë shtëpisë.

Ata shprehen se nuk është marrë asnjë masë dhe gjatë viteve ka pasur  edhe aksidente me fëmijët që kanë rrezikuar jeten Banorët shprehen se rrjedhja e naftës ka dëmtuar të mbjellat e tyre. Banoret bëjnë apel që të merren masa konkrete për të dalë nga kjo situate që ndodhen prej vitesh

Lexo më shumë  Gërvalla në KS të OKB-së flet për sulmin terrorist në Banjskë: Ishte agresion i hapur nga shteti fqinj

Në zonën naftënxjerrëse të qytetit të Kuçovës ka 1623 puse, nga të cilat 950 janë në gjendje pune.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit