BotaKryesore

Von der Leyen: Evropa është gati të hakmerret ndaj tarifave amerikane

Kjo përplasje nuk është në interesin e askujt, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen lidhur me tarifat që SHBA do të vendosë duke filluar nga nesër.

“Nuk e filloi Evropa këtë përplasje dhe ne nuk duam domosdoshmërisht të hakmerremi, por ne kemi një plan të fortë për t’u hakmarrë nëse është e nevojshme”, theksoi ajo.

“Tarifat janë taksa që do të paguhen nga popullsia. Ato janë taksa për amerikanët, për ushqimet dhe ilaçet e tyre. Ato vetëm sa do të nxisin inflacionin. Pikërisht e kundërta e asaj është ajo që ne duam të arrijmë. Fabrikat amerikane do të paguajnë më shumë për komponentët e prodhuar në Evropë”, vuri në dukje Von der Leyen duke theksuar se e gjithë kjo “do të kushtojë vende pune dhe do të krijojë një përbindësh burokratik… për të gjitha procedurat doganore të SHBA”.

Lexo më shumë  Ukrainasit prodhojnë robotin e ri, së shpejti pritet të përdoret në fushëbetejë – ka mitraloz të kalibrit të madh

”Sot, askush nuk ka nevojë për to, as në Shtetet e Bashkuara dhe as në Evropë”, shtoi ajo duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojnë në zgjidhjen e ”problemeve serioze në tregti” si ”mbikapaciteti, disbalancat, subvencionet e padrejta, mohimi i aksesit në treg dhe vjedhja e pronës intelektuale”.

“Dëgjoj amerikanët kur thonë se të tjerët kanë përfituar nga rregullat. Jam dakord. Edhe ne vuajmë nga kjo. Kështu që e kuptoj që Amerika dëshiron të riindustrializohet, dhe po ashtu edhe Evropa. Pra, le të punojmë për këtë. Por, tarifat në përgjithësi i bëjnë gjërat më keq, jo më mirë”, përsëriti presidentja e Komisionit të BE-së.

Lexo më shumë  Gërvalla në OKB: UNMIK-u ka humbur kredibilitetin, po i bën jehonë propagandës serbe

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit