Bota

Viktor Orban refuzon urdhrin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, kryeministri hungarez do të presë në një vizitë Benjamin Netanyahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojë Hungarinë këtë javë, pavarësisht një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të lëshuar mbi krimet e dyshuara të luftës në Gaza.

Udhëtimi i Netanyahut, i njoftuar të dielën nga zyra e tij, vjen me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban. Vizita, e planifikuar nga e mërkura deri të dielën, vjen pasi Orban ka hedhur poshtë urdhrin kur u njoftua në nëntor.

Lexo më shumë  Reuters: SHBA-ja shqyrton përforcimet ushtarake ndërkohë lufta me Iranin hyn në një fazë të re të mundshme

Orban, një lider nacionalist i krahut të djathtë shpesh në kundërshtim me Bashkimin Europian për normat demokratike, e ka bërë të qartë se Hungaria nuk do të zbatojë vendimin e ICC.

Sipas The Times of Israel, Netanyahu do ta përdorë vizitën e tij në Hungari këtë javë për të nxitur mbështetjen hungareze për planin e Trump për spastrimin etnik të Gazës.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

“Netanyahu po përpiqet të ndërtojë një koalicion të sa më shumë vendeve që të jetë e mundur, duke mbështetur planin e Trump për Gazën”, tha burimi për gazetën.

YouTube player