KryesoreLajme

Gjykata e BeH-së ka kërkuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milorad Dodikun

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Milorad Dodikun.

Përveç tij, ata kërkuan edhe një urdhër arresti për kryetarin e Asamblesë Kombëtare të RS, Nenad Stevandiq. Të dytë kanë kaluar kufirin shtetëror dhe për ta është lëshuar fletarrest i brendshëm.

Gjykata ia dorëzoi kërkesën Interpolit në Sarajevë dhe ajo duhet të miratohet nga zyra qendrore në Lion.

Lexo më shumë  Supervizion fiktiv dhe korrupsion/ Infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Dodik arriti të kalonte kufirin boshnjak për në Serbi të hënën dhe të martën për të marrë pjesë në një konferencë mbi luftën kundër antisemitizmit të organizuar nga Ministria e Qeverisë Izraelite për Diasporën.

Rruga Press

YouTube player