Bota

Zelensky: Sulmet e fundit ruse tregojnë se Moska nuk dëshiron paqe. ShBA-ja të vendosë sanksione të reja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të mërkurën se sulmet e fundit ruse brenda natës në Ukrainë, tregojnë se Moska zyrtare nuk dëshiron të lëvizë drejt “paqes së vërtetë”, transmeton “The Guardian”.

Në një postim në rrjetin social Telegram, ai i ka quajtur sulmet që erdhën disa orë pas negociatave për armëpushim si “një sinjal i qartë për të gjithë botën se Moska nuk dëshiron paqen e vërtetë”, dhe ka bërë thirrje për rritje të presionit mbi Rusinë, përfshirë këtu sanksione të reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Qendra studimore e Izraelit: Iranit i kanë mbetur 1000 raketa balistike

Ai ka theksuar se propozimi amerikan për armëpushim të plotë ka qenë në tavolinë që prej 11 marsit, por “në kuptimin e plotë të fjalës, çdo natë Rusia po vazhdon ta refuzojë ofertën”.

Këto deklarata të liderit ukrainas vijnë pas sulmeve me dronë të Rusisë në mbarë territorin e Ukrainës.

Sipas raportimeve, ka pasur dëme infrastrukturore në qytetin e Kryvyi Rig dhe në rajonin Sumy.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Shtëpia e Bardhë pati njoftuar të martën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për armëpushim detar, që garanton lundrim të sigurt, eliminim të përdorimit të forcës dhe parandalim të përdorimit të anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi.

Rruga Press

YouTube player