Bota

Marrëveshja e sigurisë Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiqi shkarkon ambasadoren në Zagreb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë.

Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë ende ndonjë arsye specifike, por zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Lexo më shumë  Qendra studimore e Izraelit: Iranit i kanë mbetur 1000 raketa balistike

Po ashtu Vuçiç ka emëruar Dragan Shutanovac, si ambasadorin e ri në SHBA.

Gjithashtu, me dekretin e Presidentit të Republikës, të nënshkruar më 20 mars, Ivo Vojvodiç është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Serbisë në Slloveni, Milan Raviç në Bullgari dhe Davor Trkulja në Etiopi. Këto dekrete hyjnë në fuqi të nesërmen e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

Rruga Press

YouTube player