Bota

Sërish TENSIONE mes Turqisë dhe Greqisë! Ndalohet në aeroportin e Stambollit kreu i Federatës greke, Dendias nuk vonon, lëshon “démarche”

“Më thanë se isha i padëshiruar dhe i rrezikshëm për vendin e tyre,” tha George Varythymiadis. Një tjetër incident është shënuar sot dhe rrezikojë që të tensionojë edhe njëherë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë. Presidenti i Federatës Pampontiane të Greqisë, Georgios Varythymiadis u ndaluar në aeroportin e Stambollit me pretendimin se është person i padëshirueshëm në Turqi. 

Unë jam duke u mbajtur në paraburgimin e aeroportit. Nuk ma kanë shpjeguar arsyen, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë do të dëbohem nga vendi. Nëse e kap fluturimin në orën 19:00 atëherë në 20:30 do të jem në Athinë. Unë nuk kam frikë për veten time, por jam i shqetësuar se sakrifica e paraardhësve tanë nuk do të justifikohet,“-tha ai për mediat greke. 

Lexo më shumë  Moldavia: Rusia shkeli hapësirën ajrore

Ndërkohë që menjëherë ka pasur reagimet edhe nga kryediplomati grek, Nikos Dendias, duke u lëshuar edhe “démarche”. Me këtë lëvizje diplomatike, ai kërkon që të mbledhë informacione zytare për ndalimin e vizitës së Varythymiadis në Stamboll.

Sipas mediave greke, Varythymiadis shkoi sot në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë e 15 gushtit që do të zhvillohet në Sumela. Ky është një manastir ortodoks grek kushtuar Virgjëreshës Mari e vendosur në Karadağ, brenda maleve Pontike, në Turqi.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak Fico se ka ndihmuar Putinin të dobësojë Evropën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *