KryesoreOpinion/Aktualitet

Një doracak edhe për hajvanat

Shkruan Agim Morina

Ka vite e vite që Albin Kurti paralajmëron për mundësinë e shpërthimit të një lufte të re. Në një njënën nga deklaratat e para pati parashiku se kjo mun me ndodhë mbrenda pesë vjetësh. Në këtë vijë aj kërkonte një mobilizim të përgjithshëm ndëgjegjësues, por edhe përgatitije ushtarake për çdo situatë të mundshme.

Hajvanati (sepse nuk po ka fjalë ma kuptimplotë se kjo), i përbamë nga përfaqësues opozitarë, analistë balikatravella dhe përfaqësues të një shoqnie cilimile, përveç kritikave boshe, pëqeshjesh idiotike dhe talljesh me këtë paralajmërim serioz, doli edhe akuza se Albin Kurti po përhapte frikë me qëllim të ndonjë përfitimi politik, megjithëse kurrë nuk u sqaru se çfarë mund të ishte ky përfitim. Megjithatë, sa u banë rreth pesë vjet, shpërtheu lufta në Ukrainë. Për disa as kjo nuk u ba ndonjë argument i fortë, sepse dukej larg, megjithëse dikush-dikush i thirri mendjes dhe së paku e paloi, natyrisht, gjuhën.

Lexo më shumë  Aliçkaj: SHBA-së e Evropës, Qeveria Kurti ua ka bërë një të mirë të madhe

Përfundimet e tilla rreth rrezikut të luftës nuk ishin vetëm rezultat i vëzhgimit të saktë që Kurti ka ba gjatë gjithë karrierës së tij politike, por, tash, në postin e kryeministrit, – ashtu qysh ka pohu edhe aj vetë – ka edhe informacione shtesë, që ia kanë përforcu këtë bindje edhe ma shum. Prandaj, aj bani investime të jashtëzakonshme në fuqizimin e ushtrisë së Kosovës gjatë qeverisjes së tij.

Po e shkruj këtë, ngaqë tash doli lajmi se qeveria e Francës paska nxjerrë një doracak të qujtun ‘Doracak i Mbijetesës’, një doracak emergjence, që do t’u shpërndahet qytetarëve për me i ndihmu me përballu kriza të mëdha, si katastrofa klimatike, aksidente industriale, epidemi, rrjedhjet radioaktive, sulmet kibernetike dhe KONLIKTE TË ARMATOSUNA. Ashtu pra, ‘konflikte të armatosuna’ asht një togjalësh ma i butë për luftën.

Lexo më shumë  Eksperti zviceran: Turizmi do rrisë ndjeshëm çmimet në Shqipëri

Imagjinojeni tash, me pasë nxjerrë Albin Kurti një Doracak të Mbijetesës çfarë kish me thanë Hajvanati? Apo, ma humane kish me qenë tash që Albini me nxjerrë përveç Doracakut të Mbijetesës edhe një Doracak për Mbijetesë të Hajvanatit. A thu ban vaki që arsyeja pse u zhdukën dinosaurët mund të ketë qenë bash kjo: mungesa e një doracaku edhe për Hajvanat?

YouTube player