KryesoreLajme

Aliçkaj: SHBA-së e Evropës, Qeveria Kurti ua ka bërë një të mirë të madhe

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Aliçkaj, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa kanë përfituar nga Qeveria Kurti nëpërmjet normalizimit të veriut.

Ai ka thënë se veriu tashmë është i qetë dhe funksionon normalisht, teksa shtoi se dikur ka qenë i egër dhe me banda.

Lexo më shumë  Maqedonci: Kosova do të ketë rol kyç në “Defender Europe 2025”

“SHBA-së, Kosovës dhe Evropës kjo Qeveri i ka bërë një favor të jashtëzakonshëm, sepse e ka rregulluar veriun. Unë isha dje në veri, isha në vizitë dhe i vizitova të gjitha vendet. Kalova te ura, shkova edhe në Banjskë…Veriu është ka funksionon normal, po frymon lirshëm, edhe serbët dhe shqiptarët ishin aty pa probleme. Veriu u kthye në gjendje normale. Dikur ke pasur një vend të egër në veri, banditesk…Shqiptarët dhe serbët janë frikësuar prej tyre (bandave v.j.). Qeveria Kurti ua ka bërë një favor të gjithëve me qetësimin e veriut”, ka thënë Aliçkaj në “Konfront” të KTV-së.

Lexo më shumë  Inspektime për mbrojtjen nga zjarri në bizneset me frekuentim të lartë – Sveçla paralajmëron masa të rrepta

Veprimtari shqiptar u shpreh tutje se qetësimi i veriut është bërë edhe nëpërmjet vendimeve “që vendeve perëndimore s’iu kanë pëlqyer”.

YouTube player