BotaKryesore

Zelenski: Sulmet ruse tregojnë se pretendimet e Putinit për paqe janë propagandë

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka reaguar pasi Rusia vazhdoi sulmet e saj gjatë natës në Ukrainë.

Ai përshkroi detajet e sulmit dhe tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë nuk ndalen “megjithë pretendimet e tyre propagandistike”. 

Me çdo sulm, Zelensky thotë se Rusia ekspozon “qëndrimin e saj të vërtetë ndaj paqes“. 

“Falënderoj të gjithë ata që punojnë në terren dhe ndihmojnë në eliminimin e pasojave të terrorit rus. Falënderojmë ata që janë gjithmonë në detyrë, në krye të shpëtimit të jetëve”, shkruan ai në platformën X.

Lexo më shumë  Zhivkoviq: Regjimi i Vuçiqit përmes BIA-s po përdor përgjime ilegale për të ruajtur pushtetin

Sulmet erdhën disa orë pas telefonatës së Zelenskyt me Donald Trump, ku presidenti ukrainas tha se vendi i tij mund të punojë së bashku me SHBA-në për të arritur një “fund të vërtetë” të luftës.

“Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, paqja e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Dita e rinisë, pa të rinj/ Në Shqipëri për 13 vite të rinjt tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

Rruga Press

YouTube player