KryesoreOpinion/Aktualitet

Që politikanët bëjnë premtime boshe dhe mashtrojnë nëpër fushata zgjedhore, kjo nuk është ndonjë gjë e re

Shkruan Klodian Tomorri

Që politikanët bëjnë premtime boshe dhe mashtrojnë nëpër fushata zgjedhore, kjo nuk është ndonjë gjë e re

Por ky duhet te jete rasti i parë në botë kur një politikan i premton popullit diçka që dihet botërisht se nuk e ka ai në dorë.

Ma jepni mandatin e katërt se do t’ju fus në BE-thotë kryeministri. Kjo është gjithë fushata e Partisë Socialiste këtë vit.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Por si do na fusë në BE kryeministri? Se këtë nuk e ka ai në dorë. E ka në dorë Makroni, Merzi, Meloni dhe nja 25 udhëheqës të tjerë të vendeve europiane, përfshirë parlamentet e tyre etj etj.

Po sikur ata të mos pranojë, ça bëhet?

Ah- do thotë ky- unë e bëra pune time. I plotesuam të gjitha kushtet, e mbajta premtimin, por ja nuk deshën këta se nuk dinë ku kanë kokën e tyre.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Gallatë e madhe është kjo.

Nuk thotë do rris fondet publike për arsimin, shëndetesinë, do rris pensionet, do përmirësoj shërbimet publike, këto dmth që i ka vetë në dorë, por thotë do t’ju fus në BE.

Përpara erë përpara.

Mandatin tjetër futi dhe një premtim për rikthimin e Anglise në BE.

Rruga Press

YouTube player