KryesoreLajme

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët e Luginës, subvencione këto që financohen nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Rexhepi ka thënë se ky është një veprim tjetër i diskriminimit konstant që i ndodh shqiptarëve.

“Ministria ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky është një veprim tjetër i diskriminimit konstant, në çdo sferë që i ndodh shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Rexhepi.

Lexo më shumë  Plazhi ‘Saranda’ në Ulqin: Nuk është humbje vetëm për familjen Truma por është humbje për kombin shqiptar

Ai ka theksuar se komunat e Preshevës dhe Bujanocit vazhdojnë të jenë dër më të varfrat në Serbi.

“Komunat e Preshevës e Bujanocit vazhdojnë të jenë ndër më të varfrat në Serbi, e Qeveria po vazhdon, lere që nuk ndërmerr asnjë hap drejt përmirësimit të situatës, ajo po bllokon edhe ato procese që po mundohemi të marrin bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës e në mbështetjen e zhvillimit në Luginë”, ka theksuar tutje kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Lexo më shumë  Sorensen: Hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve, prioritet për mua

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë dorëzuar një padi kundër këtij vendimi.

“Rreth kësaj, kemi dorëzuar Padi kundër Vendimit në Gjykatën Administrative dhe presim një vendim të drejtë. Nëse në Serbi ka qoftë edhe pak drejtësi, ky vendim duhet të kthehet dhe fermerët tanë të përfitojnë nga kjo shumë. Lufta për të drejtat tona nuk ndalet!”, ka theksuar Rexhepi.

YouTube player