BotaKryesore

Vazhdimi i grusht-shtetit në Bosnje: Ligjet e reja për policinë kufitare të Republikës Serbe

Grupi i punës i formuar pas takimit të udhëheqësisë së entitetit të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës ka përfunduar punën dhe propozimet e ligjeve janë dërguar në Qeverinë e RS-së, e cila i përcakton ato dhe ia dërgon për miratim Kuvendit të Republikës së Serbe.

Presidenti i RS-së, Milorad Dodik, ka thënë më parë se nga viti 1996 deri në vitin 2000, kontrollin e kufijve e ushtronte policia e entitetit, por më 13 janar 2000, ish-dërguari i Posaçëm, Wolfgang Petritsch mori një vendim për të krijuar Shërbimin e Kufirit të Shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lexo më shumë  Heshtja që vret!

Ai mendon se gjithçka është në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Aneksin 2, shkruan klix.ba.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), Darko Çulum, vendosi që të tërhiqet nga kjo pozitë në përputhje me ligjet që janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Serbe.

Qeveria e RS-së ka miratuar një rregullore sipas të cilës të gjithë punonjësit e katër institucioneve shtetërore nga RS-ja duhet të tërhiqen deri të mërkurën nëse duan të kalojnë, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, janë paralajmëruar ndëshkime.

Lexo më shumë  Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Shqipëri, Kroaci e Kosovë

Ndryshe, separatisti Milorad Dodik ka paralajmërua masa të tjera që do të merren në ditët në vijim.

YouTube player