KryesoreOpinion/Aktualitet

Tragjedi mbi tragjeditë/ Me gjithë tragjedinë e tmerrshme në Koçan, racizmi antishqiptar sllavomaqedon jo vetëm që nuk e humb fuqinë, por forcohet edhe ma shum

Shkruan Agim Morina

A keni vu re: me gjithë tragjedinë e tmerrshme në Koçan, racizmi antishqiptar sllavomaqedon jo vetëm që nuk e humb fuqinë, por forcohet edhe ma shum.

Sapo mora vesh për tragjedinë e tmerrshme, seç më kaloi nëpër mendje që pushtetarët sllavomaqedonë kanë me i akuzu shqiptarët edhe për këtë krim të paimagjinueshëm. Më erdhi marre prej vetes e thashë që tash e teprova me të vërtetë, tue qenë se në Koçan, qytetin prej rreth 25 mijë banorësh nuk ka shqiptar dhe s’kishte shans me u gjetë fajtor ndonjë shqiptar. (Ma vonë e kuptova se, sipas censusit të vitit 2021, aty jetojnë vetëm 12 shqiptarë.)

Lexo më shumë  “Dua SPAK-un në dorën tonë”/ Përgjimet e deputetes së PS-së me kryetaren e KLGJ-së

Por, për fat të keq, shum shpejt u vërtetu se hyna në gjynah e u korita me veten. Pushtetarët sllavomaqedonas nuk u vonuen dhe nisën me akuza kundër shqiptarëve edhe për këtë tragjedi.

Dmth. kur don me mendu për urrejtjen e shkaut kundër shqiptarëve imagjinata jote mundet mos me pasë asnjë kufi. Dhe prap nuk gabon. Çfarë tmerri! Çfarë kalbje njerëzore!

Dhe e fundit, që në mënyrë indirekte vazhdon me tregu këtë racizëm të pakufishëm, vini re që asnjë pacient – nga 51 prej tyne – nuk shkoi në Tiranë. As edhe një i vetëm. U dërguen edhe në Greqi (ku fyhen, mohohen e përçmohen), edhe në Rumani e Slloveni (që janë koxha larg), por jo në Shqipninë e afërt. Natyrisht, arsyet munden me qenë që vetë pacientët nuk kanë zgjedhë me shku, por edhe se mjekët sllavomaqedonë as nuk e mendojnë këtë si mundësi, sepse e marrin si poshtnim. Për fat të keq, edhe kjo tregon se me çfarë paragjykimesh e me çfarë urrejtje të thellë janë ushqy e ushqehen sllavomaqedonët e shkretë kundër shqiptarëve, të cilë kurrë asnjë të keqe ba nuk u kanë.

Lexo më shumë  Mozaiku i Tiranës dhe Kupola Mbrojtëse: Mbrojtje apo Mbivendosje?

Pra, ka tragjedi e tragjedi. Tragjedi të çastit dhe tragjedi shekullore.

Plotësim:

Sapo e postova këtë, doli lajmi që Kreshnik Bekteshi, ish-Ministri i Ekonomisë, qenka arrestu dhe para kamerave qenka dërgu në paraburgim!

YouTube player