KryesoreLajme

I dërguari i BE-së për dialogun viziton Kosovën, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sorensen do të takohet me krerët e shtetit. Emisari i BE-së do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Takimi Kurti-Sorensen do të fillojë në orën 10:30 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë. Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja!

Pas takimit me Kurtin, emisari special europian do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi. Kjo është vizita e parë e Sorensen pas marrjes së postit në muajin shkurt, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak. Vizita e Sorensen shoqërohet me deklarata dhe mesazhe të rëndësishme në lidhje me angazhimin e BE-së në proceset politike dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  “Dorëheqje!” - Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese

Rruga Press

YouTube player