KryesoreOpinion/Aktualitet

Ne jemi i vetmi vend kur në fillim vjen vera pastaj pranvera!

Shkruan Lutfi Dervishi

Gëzuar ditën e Verës!

Ne jemi i vetmi vend kur në fillim vjen vera pastaj pranvera!

Ne jemi i vetmi vend që në fillim zgjedhim deputetët, pastaj i votojmë dhe pastaj pyesim: “prap të njëjtat fytyra”.

Ne jemi i vetmi vend që rrugët inagurohen, pastaj përfundohen!

Ne jemi i vetmi vend ku projektet rrugore i ngjajnë serialeve latino amerikane, çdo vit një lot i ri!

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Në jemi i vetmi vend ku reformat janë historike, ndërsa rezultatet legjendare. Askush nuk i sheh!

Ne jemi i vetmi vend, ku gjyqin e bëjmë në portale dhe raportimet në gjykatë

Ne jemi i vetmi vend në botë ku qumështi ka afat skandece më të madh se premtimet elektorale.

Ne jemi i vetmi vend në botë ku njerëzit durojnë 4 vjet qeverinë, por jo 4 sekonda në semafor!

Lexo më shumë  Fabrika e municionit mund të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës, paralajmëron Maqedonci

Ne jemi i vetmi vend ku populli kërkon për një të ardhme më të mirë, por voton për të shkuarën!

Gëzuar ditën e Verës!

YouTube player