KryesoreLajme

Sveçla takon drejtorin rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, flasin për progresin e Kosovës në menaxhimin e migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim, Arthur Erken, që është drejtor rajonal i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, me seli në Vjenë.

Në këtë takim, siç bëhet e ditur nga ministria, Sveçla i njoftoi të pranishmit për progresin që ka arritur Kosova, sa i përket menaxhimit të migracionit, si dhe përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të Autoritetit Qeveritar për Migracionin, për lëvizjet migratore, migrimin e qëndrueshëm dhe të ligjshëm sipas të gjitha konventave ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

“Me këtë rast, ministri Sveçla theksoi se edhe Republika e Kosovës, si shumë vende të tjera është duke u ballafaquar me lëvizjen e migratëve, megjithatë ai theksoi se institucionet e Kosovës janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për forcimin e rrugëve të rregullta të migrimit, për të trajtuar edhe nevojat e tregut të punës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, mysafiri nga IOM-i thuhet të ketë vlerësuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në përpjekjet për të menaxhuar me migrimin.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

“Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe u ritheksuan nevojat për shtim të bashkëpunimit, në paralajmërimin e hershëm të trendëve të  migratëve, me qëllim që të jenë të përgatitur dhe të marrin masat e duhura dhe të nevojshme”, njofton Ministria e Brendshme.

Rruga Press

YouTube player