KryesoreLajme

Vijon protesta e minatorëve në Bulqizë: Nëse nuk na plotësohen kërkesat do shkojmë në grevë urie

Minatorët e Bulqizës kanë vijuar protestën edhe ditën e sotme, ku janë shprehur se nuk do të ndalen deri në realizimin e pikave që i kanë kërkuar kompanisë turke Yıldırım Holding. Sipas tyre më të rëndësishmet janë ngritja e pagës dhe heqja e punës së detyrueshme ditëve të shtuna.

“Nëse nuk na realizohen pikat që kërkojmë protesta do të përshkallëzohen deri në grevë urie dhe bllokimin e evadit të kromit”, shprehen ata.

Lexo më shumë  SPAK sekustron pasuri të tjera në Palasë, dyshohet se janë të Belinda Ballukut

Ndërkohë sipas minatorëve, kompania ka kërkuar të zhvillojë bisedime me ta por gjithashtu ka deklaruar se momentalisht është e pamundur ngritja e pagës.

Një ditë më parë, minatorët janë shprehur se po i shfrytëzojnë dhe se nuk kanë kushte aspak të mira në punë.

Rruga Press

YouTube player