KryesoreLajme

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se ky është një hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte si në forcimin e bashkëpunimin dy palësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik.

“Në përputhje më prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmbushjes së standardeve të sigurisë në nivel evropian e më gjerë, Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) në kuadër të mandatit të saj ligjorë ka vendosur që në marrëdhënie me autoritetet homologe me theks të veçantë nga vendet anëtare BE-së dhe të NATO-s. Në dritën e saj AMIK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të vendosjes se kontakteve me NSA-n nga shteti i Sllovenisë, ku për rrjedhojë arrihet harmonizimi i vullnetit dhe gatishmëria nga të dyja palët për të avancuar tutje arritjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë. Arritja e marrëveshjes së sigurisë në fushën e mbrojtjes dhe informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte, forcimi, bashkëpunimi dy palësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd

Rruga Press

YouTube player