Kurti: Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e çmueshëm për siguri dhe paqe
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për vizitën që sot e kishte në Kosovë sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte.
Kurti ka thënë se ka shprehur vullnetin të pathyeshëm për synimin e pandryshueshëm të Kosovës, e që është anëtarësimi në NATO.
“Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re. Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe”.
“Falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti të martën.
Sekretari i NATO’s do të niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vizitë tejet e rëndësishme pas riardhjes në pushtet të adminisratës Trump.
Rruga Press