KryesoreLajme

Kurti – Ruttes: Serbia ndërhyri në procesin e zgjedhjeve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë shefit të NATO-s, Mark Rutte, se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, me ndihmën e Rusisë.

Në një postim në X pas takimit me Rutten në Prishtinë, të martën, Kurti ka thënë se ndërhyrja përbën një kërcënim kritik për demokracinë.

“Kënaqësi të mirëprisja Mark Rutten të kthehet në Prishtinë, vizita e tij e parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka shkruar Kurti në X.

Lexo më shumë  Inceneratori i Tiranës/ GJKKO dënon me burg ish-deputetin Alqi Bllako

Rutte gjatë ditës është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Kurti i shpalosi të dielën në një konferencë për shtyp me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.   Sipas Kurtit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka autorizuar kryeterroristin Milan Radoiçiq, për ta zbatuar planin për ndërhyrje në Kosovë.

YouTube player