KryesoreLajme

Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë aleat i besueshëm i NATO-s dhe i misionit të saj.

Osmani pas takimit që zhvilloi me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte në një konferencë për media ka thënë se rajoni nuk duhet të ketë vakuume të sigurisë të cilat siç tha ajo historia ka treguar se këto boshllëqe shpesh keqpërdoren nga faktorë malinj.

“Siç e thatë me të drejtë ju në Bosnje e Hercegovinë që ky rajon mos të ketë vakuume të sigurisë, sepse siç ka dëshmuar historia shpesh herë janë keqpërdorë nga faktorë malinj të cilëve shpesh herë nuk ju intereson paqja dhe siguria, por vetëm kaosi dhe jo stabiliteti”.

Osmani shtoi se Kosova synon të thellojë partneritetin me NATO-n dhe me shtetet anëtare, duke përmirësuar dhe zhvilluar Ushtrinë e Kosovës (FSK) në një forcë bashkëkohore dhe profesionale.

Osmani po ashtu tha se si Serbia vazhdon të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Kurti - Ruttes: Serbia ndërhyri në procesin e zgjedhjeve në Kosovë

Presidentja nënvizoi se Kosova tashmë ka arritur objektivat e NATO-s, por theksoi se për të forcuar këtë, është i nevojshëm një bashkëpunim i vazhdueshëm me aleatët.

“Kosova tashmë e ka arritur objektivin e NATO-s… Për ta rritur këtë na duhet bashkëpunim më shumë me NATO-n. Në këtë rrugëtim jemi shumë të vetëdijshëm me sfidat që po ballafaqohemi si dhe kërcënimet që vazhdojnë të rëndojnë mbi sigurinë e Kosovës dhe gjithë rajonit. Serbia vazhdon të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet. Beogradi po synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por gjithë rajonin. Sulmet në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj NATO-s në vitin 2023 të organizuara dhe të mbështetura ndaj strukturave të Serbisë, janë dëshmi e qartë e këtij rreziku. Prandaj, prania e NATOs në Kosovë nuk është vetëm garanci për ne, por është barrierë e çfarëdo përpjekje për cenimin e paqes dhe stabilitetit. I bashkohemi thirrjes të përsëritura të BE-së dhe NATO-s për përgjegjësi ndaj sulmeve të ushtarëve të NATO-s. Mungesa e përgjegjësisë të autorëve veçse e ka inkurajuar Serbinë për sulme të tjera”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Roganë

Presidentja tha se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancë për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.

Stabiliteti i rajonit është shumë i lidhur ngushtë edhe me integrimin euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Kosova dhe qytetarët e saj ndajnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar NATO. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancë për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale. Në Kosovë gjithnjë do të jeni si në shtëpinë tuaj, një shtëpi e ndërtuar në liri edhe me kontributin e mijëra grave dhe në uniformë të KFOR-it mision ky që mbetet më i gjati, më i madhi, por edhe më i suksesshmi në historinë e NATO-s. Uroj që shumë shpejt Kosova të jetë ulur krah për krah me vendet tjera të NATO-s. Ky popull përpara 25 vitesh u shpëtuar nga NATO dhe tash pret që të jetë krah për krah me NATO-n”, tha ndër të tjera presidentja Osmani.

YouTube player