KryesoreLajme

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO dënon me burg ish-deputetin Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të martë ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako. Bllako u dënua me katër vite heqje lirie.

Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Bllako u dënua në mënyrë përfundimtare me 2 vite e 8 muaj burg. Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-deputeti i PS-së në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste, vlerën monetare prej 119.715 euro dhe vlerën monetare prej 7.520.000 lekë për Vladimir Bezhanin.

Lexo më shumë  Kurti: Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e çmueshëm për siguri dhe paqe

HETIMET NDAJ ALQI BALLKOS

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti më 15 nëntor, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë, në lidhje me inceneratorin e Tiranes.

Sipas SPAK janë konstatuar akte korruptive të Alqi Bllakos, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; vlerën monetare prej 119.715 euro dhe vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin.

Lexo më shumë  Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

“I pandehuri Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri (pronarët de facto të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.), vlerën monetare prej 119,755 Euro, si pagesë për blerjen e pajisjes “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, me adresë: “Ropi Stillo Gostivishti”, Ersekë”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

YouTube player