Rusia vijon me dëbimin e gazetarëve, në radhë gazetarja e BBC
Rusia vijon të tregohet e ashpër në politikën e jashtme duke dëbuar një gazetare të BBC.
Autoritetet i kanë kërkuar gazetares Sara Rainsford, korrespondente e BBC në Moskë të largohet nga vendi deri në fund të muajit meqenëse dhe viza i skadon.
Kjo duket si një shenjë hakmarrje teksa televizioni shtetëror thotë se është dëbim simbolik për shkak të diskriminimit britanik ndaj gazetarëve rusë.
Rainsfordit nuk do i rinovohet më akreditimi për të punuar si korrespondente në Rusi.
Tashmë nga diplomatët e ambasadës, Rusia ka kaluar edhe në shpalljen ‘non-grata’ të gazetarëve të huaj.
Rruga Press
