KryesoreLajme

Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova

Gjatë 2020–2023, Kosova renditet e para për arritjet dhe përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria renditet e fundit.

Vlerësimet u dhanë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e cila, në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike (WIIW), ka zhvilluar një kalendar për konvergjencën ndërmjet rajonit dhe BE-së.

Në një publikim të fundit, OECD vëren se ekonomitë e Ballkanit morën një vlerësim prej 66 pikësh për politikat që kanë të bëjnë me klimën e biznesit. Kjo do të thotë se klima e biznesit në rajon arrin 66% të nivelit të BE-së.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se Kosova ka marrë pikët më të larta, 76, ndërsa Shqipëria renditet e fundit me 57 pikë. Kjo do të thotë se klima e biznesit në Kosovë arrin 76% të mesatares së BE-së, ndërsa në Shqipëri vetëm 57% (shiko grafikun e mëposhtëm).

Pas Kosovës, renditje më të mira kishin Mali i Zi dhe Serbia, përkatësisht me 74% dhe 64% të mesatares së BE-së, të ndjekura nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Rutte: Ajo që ndodhi në BeH dhe Kosovë, nuk duhet të ndodhë më kurrë

Për klimën e biznesit, konvergjenca ndërmjet rajonit dhe BE-së është ngushtuar me 5 pikë ndërmjet 2023 dhe 2024.

Por, ndërsa rajoni ka bërë hapa përpara në klimën e biznesit gjatë 10 viteve të fundit (dhe disa vende së paku kanë qëndruar në vend), Shqipëria ka bërë hapa pas. Siç tregon grafiku i mëposhtëm, Shqipëria kishte një performancë më të lartë të konvergjencës në klimën e biznesit në periudhën 2014-2016.

Sa i përket klimës së biznesit në rajon, flukset neto të IHD-ve janë zona më e fortë e rajonit në lidhje me përshpejtimin e konvergjencës në BE. Gjithashtu, rajoni ka arritur progres të rëndësishëm në uljen e kredive me probleme gjatë dhjetë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, punësimi informal, dobësitë ligjore dhe korrupsioni janë fushat më të dobëta të krahasuara me BE-në.

Normat e larta të interesit janë një pikë tjetër e dobët e rajonit, pasi rrisin kostot e operimit të biznesit në këto vende, në raport me ato të BE-së.

Lexo më shumë  Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azi Qendrore

Në fund të vitit 2023, interesat e huave në rajon ishin mesatarisht 1.4% më të larta se në BE, ndërsa kërkesat për kolateral janë më të rrepta.

Bizneset në rajon konkurrohen nga sektori informal ose nga kompanitë e privilegjuara.

Në ekonomitë me produktivitet të ulët të punës, fuqi punëtore të lartë dhe tatim të lartë mbi pagat, bizneset nxisin punësimin joformal.

Kontributet e sigurimeve shoqërore kalojnë 20% të të ardhurave bruto në të gjitha ekonomitë, përveç në Kosovë. Barrierat jotarifore ende kufizojnë rritjen e tregtisë në rajon, ndërsa baza e ulët industriale frenon në mënyrë strukturore eksportet e mallrave.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor eksportojnë më pak në krahasim me peshën e tyre ekonomike, por pak më shumë se BE-së, ndërsa adoptimi i tregtisë elektronike mbetet ende në nivele të ulëta në shumë shtete./MONITOR

Rruga Press

YouTube player