KryesoreLajme

Shefi i NATO-s, Rutte viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot do të vizitojë Kosovën, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Shefi i NATO-s, gjatë vizitës në Kosovë do të takohet  në takime të ndara me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori drejtimin e NATO-s në tetor të vitit të kaluar.

Po ashtu, ai do të takojë përfaqësuesit e trupave ndërkombëtare në Kosovë.

Ndërkohë dje Rutte qëndroi për vizitë në Sarajevë. Vizita e Ruttes vjen në një kohë të ndjeshme për rajonin, vetëm disa ditë pasi ai deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e NATO-s dhe aleatëve të saj.

Lexo më shumë  Ambasadori i Kosovës në Gjermani, ka njoftuar se mërgimtarët, që deri më tani janë regjistruar në vendet gjermane si shtetas të Serbisë, mund ta ndërrojnë tani këtë

Kjo vizitë do të shërbejë për të riafirmuar përkushtimin e NATO-s ndaj sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon.

Edhe Policia e Kosovës ka dalë me njoftim rreth angazhimeve që do t’i kenë sot kur në Kosovë do të jetë për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Tutje, Policua ka treguar se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës që sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore të disa segmenteve rrugore ku edhe pritet të kalojë eskorta.

Gjithashtu, riorientim të trafikut kanë thënë se do të ketë në afërsi të objekteve shtetërore, andaj kanë kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Rruga Press

YouTube player