Bota

Danimarka pro dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Rasmussen, ka thënë se pajtohet në parim që Danimarka të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë.

TheGuardian ka raportuar të hënën se ai u shpreh që është e rëndësishme që Evropa t’u dërgojë sinjale të qarta presidentit rus, Vladimir Putin dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ai ka shtuar se pajtohet që të dërgohen trupa në Ukrainë, në rast se lindin rrethanat e duhura për një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë e Ukrainës.

Danimarka do të marrë pjesë të martën në takimin e shefave të shtabit ushtarak nga shumë vende evropiane, të ftuara nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

YouTube player