Lajme

Përkujtohet rezistenca e arsimit shqip në Kosovë në vitet e 90-ta

Në shënim të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit në Prishtinë është mbajtur diskutim për rolin e shtëpive shkolla në vitet e 90-ta në Kosovë.

Zijadin Gashi, kryetar i Këshillit të Arsimit të Komunës së Prishtinës nga viti 1990 deri 1999 rrëfeu se përkundër dhunës policore serbe dhe detyrimit për të mësuar në gjuhën e armikut, mësimdhënësit shqiptar nuk ishin dorëzuar.

Kësisoj, përmes shtëpive-shkolla kishin dhënë mësim në gjuhën shqipe.

“Në bazë të udhëzimeve që u dhanë të gjitha shkollat u deklaruan se nuk do të punojnë me direktivat e Serbisë. Në vitet 1990-1991 u vendosën masat e dhunshme në shumicën e shkollave, u shkarkuan drejtorët, zv.drejtorët, pedagogët. Nga viti 1991 u ndalën edhe financat. Në vitet 1991-1992 nuk u lejua puna pa nënshkruar mësimdhënësit se e njohin Serbinë si shtet. Atë kohë shtëpitë shkolla u gjendën përmes kolektivit, përmes nxënësve. Vitin shkollor e filluam më 20 janar. Ka qenë sukses i jashtëzakonshëm. Ne kemi punuar vetëm që të mbijetojmë. Nuk ka pasur inventar shkollor. Në vend të dërrasave të zeza, kemi marrë pllaka të zeza në Obiliq. Përkushtimi i mësimdhënësve ka qenë shumë në nivel”, tregoi ai.

Lexo më shumë  Protesta 3-ditore për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët paraqiten në dyert e SPAK: Kërkojmë pronat tona

Linda Gusia, ligjëruese në Departamentin e Sociologjisë dhe ish – nxënëse në Shtëpinë – Shkollë të Herticëve tha se nxënësit e mësimdhënësit gjatë viteve 90-ta rezistuan ndaj gjendjes së jashtëzakonshme.

“Vitet e 90-janë shumë të rëndësishme. Edhe ne nxënësit, prindërit tanë, elita kemi qenë të përkushtuar për qëndrueshmëri. Është e jashtëzakonshme rezistenca që është treguar. Këto vite janë jashtëzakonisht dinamike, me ndryshime të mëdha kulturore. Vite që sjellin ndryshime dramatike”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë  Kurti takon ambasadorin turk, diskutojnë për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit

Me heqjen e autonomisë në vitin 1989 Kosova pati humbur fuqinë ekzekutive mbi arsimin, pasi kurrikulat dhe librat shkollor përcaktoheshin nga Beogradi, rtk. Megjithëse shtypja ndaj arsimit në gjuhën shqipe u ashpërsua, mësimdhënësit shqiptarë nuk u ndalën, duke edukuar e arsimuar breza të rinj në kushte të vështira deri në çlirimin e vendit.

Rruga Press

YouTube player