KryesoreLajme

Ministrja Nagavci uron mësuesit për ditën e 7 Marsit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar mësimdhënësit me rastin e shënimit të 7 Marsit.

Ndërsa uron  ao shprehu mirënjohje ndaj mësuesve për përkushtimin e tyre.

“Të dashur mësimdhënës, urime 7 Marsi-Dita e Mësuesit! Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara dhe plot ëndrra. Si Ministri e Arsimit që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar për të ngritur standardet e edukimit në vend, duke modernizuar infrastrukturën dhe duke siguruar kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Lexo më shumë  Distria fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix

“Sikurse kemi vepruar deri tash, synimi ynë është të forcojmë pozitën tuaj dhe të krijojmë një ambient arsimor që frymëzon dhe motivon. Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit që gjeneratë pas gjenerate kaluan çdo sfidë të kohës për ta zhvilluar gjuhën, kulturën, arsimin dhe shoqërinë”.

Rruga Press

YouTube player