BotaKryesore

Kryeministri polak: Rusia do ta humbë garën e armatimit me Evropën si Bashkimi Sovjektik 40 vjet më parë

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimet e presidentit Donald Trump po rreshtohet gjithnjë e më shumë me Rusinë e Putinit, Bashkimi Evropian ka nisur atë që quhet Riarmatosja e Evropës.

Veç kësaj, Donald Trump ka nisur edhe luftë tregtare me shtete aleate, gjë që po e bën gjithnjë e më të pasigurtë dhe të paparashikueshme të ardhmen e afërt gjeopolitike. Kjo situatë po e mobilizon Evropën në forcimin e kapaciteteve të vetmbrojtjes dhe për të marrë përsipër mbrojtjen e Ukrainës nga pushtimi rus.

Lexo më shumë  Një italian po hetohet për “turizmin e snajperëve” në Sarajevë

Në lidhje me këtë, ka reaguar kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili tha se lufta, pasiguria gjeopolitike dhe gara e re e armatimeve e nisur nga Putini e kanë lënë Evropën pa zgjidhje.

Më tutje, ai shtoi se Evropa duhet të jetë gati për këtë garë dhe Rusia do ta humbasë atë si Bashkimi Sovjetik 40 vjet më parë.

“Nga sot, Evropa do të armatoset më me mençuri dhe më shpejt se Rusia”, tha në fund kryeministri polak, Donald Tusk.

Lexo më shumë  Epstein spiun i Rusisë? Polonia nis hetimet për dyshimet që po trondisin gjithë botën
YouTube player