KryesoreLajme

Kurti: E paçim Kosovën të lirë e të fortë, siç e ëndërroi Adem Jashari

Kryeministri I vendit, Albin Kurti iu drejtua FSK-së si “Ushtria e Kosovës”, pasi ashtu ishte quajtur edhe grupi i Adem Jasharit.

Këtë deklarim, Kurti e bëri në ceremoninë solemne për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

“Sot, në 27 vjetorin e Epopesë, vazhdojmë ta ruajmë me të njëjtën traditë si UÇK-ja. Të dashur pjesëtarë të FSK-së, ju po mbani arm2 dhe flamuj në duar teksa po qëndroni në shenjë gatishmërie. Po ju drejtohem në mënyrë konvencionale si “Ushtria e Kosovës”, sepse kështu e kishte quajtur grupi i Adem Jasharit. Aq e afërt është ajo kohë, sa që edhe sot ka luftëtarë veteranë të UÇK-së.

Lexo më shumë  Plani i SHBA-së për Ukrainën "frut i historisë 40-vjeçare midis Trump dhe Rusisë"

Ushtria e Kosovës, me grupin e Adem Jasharit, u ngjiz me pak armë e pajisje ushtarake, por që mbaheshin me vullnet të paepur. Armët kurrë nuk qenë të bollshme për luftën e Kosovës. Një nga detyrat kyçe ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovës. Deri sot, kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të pasur, më të trajnuar dhe më të fortë se sot”, u shpreh kryeministri.

Kurti tha se për ushtrinë e Kosovës janë shpronësuar mijëra hektarë tokë anë e mbanë Kosovës.

Ai thotë se Kosova tani është kthyer në një shtet që eksporton siguri, e këtu duhet llogaritur edhe mbështetjen për Ukrainën.

“Atë kohë Ademit iu desh të shkonte me shokë, ilegalisht, për trajnime në Shqipëri. Ndërkaq, ju sot keni fatin të shkoni në vende të ndryshme anekënd botës. E paçim Kosovën të lirë e të fortë, siç e ëndërroi Adem Jashari!”, deklaroi Kurti.

YouTube player